Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes morri vendim për shpalljen e konkursit për zgjedhjen e Komisionerit për Privatësi dhe Informim.
Fatmire Kollqaku, kryetare e komisionit, morri përkrahjen e të gjithë deputetëve anëtarë të këtij komisioni që të shpallë konkunkursin në fjalë.
Gjithashtu u vendos që të krijohet një panel për perzgjedhjen e komisionierit për Privatësi dhe Informim, i përbërë prej scilit grup parlamentar në krye me Fatmire Kollqakun.
Anëtarët e këtij paneli janë: Ilir Tasholli, Rasim Demiri, Ganimete Musliu, Beke Berisha, Simko Simiq dhe Haxhi Shala.
Pikë tjetër e miratuar nga ky komision është edhe ftesa për Ministrin e Brendshëm dhe Administratës Publike, Agim Veliun, për t’u njoftuar me komisionin.
Rama vizitë 4-ditore në Korenë e Jugut, takim me kryeministr...
Çfarë i duhet Juventusit për t’u kualifikuar në Ligën ...
Rriten çmimet e naftës pas paralajmërimit të Trumpit ndaj Ir...
Hamza: Kosova po rrëshqet drejt varfërisë, duhet kthesë urgj...
Dy vajza të lënduara në aksident mes motorit elektrik dhe ve...
Dëmtohet dhe i vihet zjarri lokalit të mobilerisë në Prizren...