Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot kanë paraqitur fjalët përfundimtare avokati i Trim Gashit dhe prokurori që është marrë me këtë rast.
Aktivisti i Vetëvendosjes Trim Gashi akuzohet për sulm ndaj eskortës së kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa.
Në fjalën e tij përfndimtare prokurori Abdurrahim Islami ka kërkuar nga Trupi Gjykues që i akuzuari të shpallet fajtor në bazë të dispozitave ligjore.
Prokurori Islami këtë e ka mbështetur në bazë të dëshmive të dëshmitarëve, sipas të cilit të gjitha dëshmitë tregojnë se i akuzuari Gashi dhe nëntë persona tjerë këtë vepër e kanë kryer me dashje
Ndërsa avokati i të akuzuarit, Tomë Gashi kërkoi nga Trupi Gjykues që vendimi ndaj klientit të tij të jetë lirues e që me këtë siç tha ai të zbutet padrejtësia e bërë ndaj Trim Gashit. Avokati Gashi tha se e gjithë kjo është bërë për shkaqe të luftës politike ndaj pozitës dhe opozitës.
Trupi Gjykues pas dëgjimit të fjalëve përfundimtare të Prokurorisë dhe palës mbrojtëse, shpalljen e aktg jykimit do ta bëjë në orën 13:00.
Prokurori Abdurrahim Islami, tha se gjitha veprimet e bëra të Trim Gashit dhe të tjerëve janë bërë me dashje, e që në këtë rast sipas tij qëllimi i tyre ka qenë rrezikimi i rendit kushtetues, dhe siguria e Republikës së Kosovës.
Se Gashi ka qenë i përfshirë në këtë çështje, prokurori Isalmi e bazoi në atë se në telefonin e Gashit janë gjetur thirrjet që ka bërë me shokët gjatë gjithë kohës, gjithashtu ai ka treguar se një gjë të tillë e ka vërtetuar edhe hartografia e cila është gjetur në telefon.
Por avokati Tomë Gashi, akuzoi Prokurorinë se është shndërruar në mjet politik të pozitës për të luftuar opozitën, e posaçërisht Lëvizjen Vetëvendosje.
Gashi tha se Prokuroria në Prishtinë nuk ka guxim që të ndryshoj asgjë nga aktakuza, pasi që sipas tij kjo aktakuzë është politike.
Gashi është shprehur se i vetmi mëkat i Trim Gashit ka qenë ajo se tek ai është gjetur libreza e Lëvizj es Vetëvendosje.
Megjithatë, Gashi kërkon që Gjykata Themelore në Prishtinë, të marr vendim lirues, dhe sadopak të zbus padrejtësinë e bërë ndaj tij për shkaqe të luftës politike në mes të pozitës dhe opozitës.
Ndërsa për deklarimet e Prokurorisë, se kryeministri i Kosovës dhe personat tjerë që ishin me të kanë mundur të pësojnë lëndime, avokati Gashi e quajti hipotezë, të cilën nuk do e bënte askush, e as ata që kanë aftësi paranormale t’i parashohin gjërat.
Gashi madje ka thënë se ka besuar se koha e aktakuzave politike ka përfunduar me 12 qershor 1999, por që kjo kohë për Prokurorinë Themelore në Prishtinë nuk ka ardhur.
Në seancën e sotme të fjalës përfundimtare, në përkrahje të Trim Gashit kishin ardhur edhe aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Mbi 55% e votave të rinumëruara, kjo është renditja e partiv...
Vdes një 12-vjeçar pas sulmit të peshkaqenit në Sidney
Reuters shkruan për arrestimet masive për falsifikimet me vo...
Ambasada e Zvicrës deklarohet për ligjëratat rreth Speciales...
Mot i vranët e me pak diell
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash