Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar përmes një statusi në Facebook pas ndeshjes së Kosovës me Turqinë, duke shprehur mirënjohje për paraqitjen dhe emocionet e dhuruara.
Në mesazhin e tij, ai theksoi se përmes lojës dhe përkushtimit, futbollistët arritën të rikthejnë besimin dhe të bashkojnë qytetarët përtej çdo dallimi, nën ndjenjën e krenarisë për vendin.
“Faleminderit që na bëtë të besojmë sërish. Që për disa çaste na dhatë ëndrrat më të bukura që mund t’i ketë një vend e secili njeri. Faleminderit që na bashkuat si rrallëherë, përtej çdo dallimi, nën një ndjenjë të vetme; krenarinë për vendin tonë”, ka shkruar ai, duke vlerësuar gjithashtu dinjitetin që, sipas tij, iu dha fanellës dhe emocionet që do të mbeten gjatë
Abdixhiku shtoi se, ndonëse skuadra ishte shumë pranë suksesit, shpresa mbetet për të ardhmen: “Ishim aq afër shqipe! Kemi me ia dalë një ditë. Krenar me djemtë tanë”.
Nënshkruhet kontrata 12 milionë euro për impiantet e trajtim...
OBSH: Shqipëria, ulje e ndjeshme e vdekshmërisë te fëmijët
Edon Zhegrova reagon pas humbjes me Turqinë: Do të vijë dita...
Irani paralajmëron SHBA: Ngushtica e Hormuzit nuk do të jetë...
Rama diskuton me Shoqatën e të Verbërve për përmirësimin e k...
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut