Të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje lokale shiu gjatë orëve të para të mëngjesit, të cilat në disa pjesë të Rrafshit të Kosovës mund të përzihen ose të shndërrohen në fjolla bore.
Më pas, gjatë pjesës së parë të ditës, do të vazhdojnë reshjet e izoluara në zona të caktuara, ndërsa në orët e pasdites dhe mbrëmjes reshjet e shiut do të fitojnë intensitet në pjesën më të madhe të vendit. Në zonat malore vetëm reshje bore.
Era do të fryjë nga verilindja, e cila herë pas here dhe lokalisht pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 17-52 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 6 deri në 8°C. /MeteoKosova/
Nora Gjakova nis një kapitull të ri si trajnere e xhudos në ...
Osmani në mbështetje të fëmijëve me autizëm: Meritojnë mirëk...
Deputetët e PDK, LDK, AAK thërrasin mbledhje të komisionit p...
“Shqipëria gëzon respekt në arenën ndërkombëtare”, Rama: 1.5...
Pas presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, largohet...
Konjufca takon Malajn, theksohet koordinimi i përbashkët në ...