Kosova u mposht nga Turqia me rezultat 0-1 në Prishtinë në finalen e play-offit të Kupës së Botës.
Kështu edhe u shua ëndrra për Botërorin, shkruan Arbresh.info.
Pas ndeshjes ka reaguar edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi i cili ka përgëzuar dardanët për kampanjën.
“Jo çdo mbrëmje sjell rezultatin që e dëshirojmë, por çdo sfidë na bën më të fortë. Sonte, djemtë tanë dhanë maksimumin në fushë, me krenari dhe përkushtim për fanellën që përfaqëson një popull të tërë. Fati nuk ishte në anën tonë dhe, ndonëse nuk e merituam një rezultat të tillë, duhet të pranojmë se edhe humbjet janë pjesë e këtij rrugëtimi”.
“Megjithatë, ato nuk e zbehin as punën dhe as besimin tonë në këtë ekip. Jam i bindur se Gladiatorët dardanë do të rikthehen më të fortë, me më shumë vendosmëri dhe me të njëjtin shpirt luftarak që na ka sjellë deri këtu”, tha ai.
Ndër të tjera falënderoi të gjithë tifozëve që kishin ardhur në Prishtinë për të përkrahur Kosovën nga gjitha trevat shqiptare.
“Faleminderit tifozëve “Dardanët”, të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, si dhe vëllezërve tanë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e Lugina e Preshevës, por edhe bashkëatdhetarëve tanë kudo që jetojnë e veprojnë, për mbështetjen e pandalur. Kjo humbje dhemb, por qëndrojmë me kokën lart për gjithçka që kemi arritur. E ardhmja do të na sjellë shumë gëzime të tjera. Bashkë vazhdojmë përpara!”, shkruan Ademi në Facebook.
Ndryshe, Turqia arrin Kampionatit Botëror për herë të parë pas 24 viteve./Arbresh.info
“Shqipëria do të bëhet”/ Rama citon Ismail Qemalin dhe Fan N...
Hamza: Drejtësia për të mbijetuarit e dhunës seksuale është ...
Vashat dardane fitojnë edhe ndaj Bullgarisë, vazhdojnë kryes...
FFK kërkon përshpejtimin e punimeve në “Adem Jashari”, alarm...
Haxhiu: Serbia vazhdon të shërbejë si strehë e kriminelëve t...
Vasfije Krasniqi përlotet gjatë fjalimit në Kuvend, deputetë...