Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas humbjes së Kosovës nga Turqia me rezultat 0:1 në finalen e “play-off”-it për Kupën e Botës 2026, duke thënë se pavarësisht rezultatit, ekipi ka bërë që vendi të besojë si rrallëherë më parë dhe se rrugëtimi i Kosovës nuk përfundon këtu.
Përmes një postimi, Haxhiu ka vlerësuar paraqitjen e futbollistëve të Kosovës, duke theksuar se humbja nuk e zvogëlon suksesin e tyre.
“Sonte nuk ia dolëm, por kjo nuk e zvogëlon suksesin e lojtarëve tanë. Skuadra jonë na ka bërë të besojmë si rrallëherë më parë”, ka shkruar Haxhiu.
Ajo ka theksuar se ndeshja ndaj Turqisë përfundon këtu, por jo edhe rrugëtimi i Kosovës.
“Kjo ndeshje përfundon këtu, por rrugëtimi ynë jo. Luajtëm me zemër, luftuam së bashku dhe do të rikthehemi edhe më të fortë”, ka shkruar ajo.
“Kosova nuk ndalet”, ka përfunduar e para e Kuvendit.
Nënshkruhet kontrata 12 milionë euro për impiantet e trajtim...
OBSH: Shqipëria, ulje e ndjeshme e vdekshmërisë te fëmijët
Edon Zhegrova reagon pas humbjes me Turqinë: Do të vijë dita...
Irani paralajmëron SHBA: Ngushtica e Hormuzit nuk do të jetë...
Rama diskuton me Shoqatën e të Verbërve për përmirësimin e k...
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut