Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka telefonuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Hagë.
Në videon e ndarë në Facebook, Rama dëgjohet duke e uruar Thaçin për përvjetorin e 18-të të Pavarësisë, derisa në fund i tregon se e do fortë dhe se i vjen keq që nuk mund të bëjë më shumë sa i përket procesit në Hagë.
Po ashtu, Rama zbuloi se çka i tha Thaçi përmes kësaj telefonate emocionuese.
“Prej vitesh telefonata e urimit të 17 shkurtit nga Haga është e vështirë emocionalisht, por sot Komandanti ishte si asnjëherë i qetë në zërin e tij, duke ma përsëritur dy herë, në fillim e në fund, “Unë e kam fituar përjetë lirinë dhe kudo të ndodhem atë nuk ma merr dot kurrë askush!”, ka zbuluar Rama.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?