Nënkryetari i LDK-së Agim Veliu ka thënë se arritja e koalicionit LDK-VV nuk ka ndonjë rrezik të theksuar.
“Ekipet janë duke punuar. Janë duke u përmbajtur vijës programore. Më pas do të kalohet në biseda politike ku do të ndërtohet edhe koalicioni”.
Veliu ka thënë se nuk është për kushtëzime, por gjërat duhet të definohen për të evituar mosmarrëveshjet në të ardhmen.
“Është mirë që të definohet gjërat që të mos futemi në krizë pa nevojë në vitin 2021”.
Ai ka thënë se në këtë drejtim edhe posti i presidentit duhet të definohet bashkë me qeverinë.
“Lidhja Demokratike ka mjaft figura konsensuale për president, por figura e Isa Mustafës është ndër të rëndësishmet në këtë rast”.
Nënkryetari i LDK-së ka thënë se “rrëshqitja” e situatës në Gjilan lidhet me angazhimin e Lutfi Hazirit në nivelin qendror.
“Unë besoj se me një angazhim në të ardhmen LDK E kthen fitoren në Gjilan. Haziri është ndër personat më kredibilë në LDK”, tha Veliu./telegrafi/
PDK: Shumica parlamentare po e shtyn vendin drejt një krize ...
Sekuestrohen mbi 5 kg marihuanë në Fushë Kosovë, arrestohet ...
Vala e re e sulmeve izraelite në Iran, Trump: Më e keqja nuk...
Mësohet data kur do të hedhet shorti i gjysmëfinaleve të Kup...
Panik në Bosnjë e Hercegovinë – zbrazen raftet e ushqimeve, ...
Nesër nis evakuimi i shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Me...