Ka ndërruar jetë Naim Krasniqi, aktivist i shquar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kontribues i njohur në zhvillimin e bujqësisë.
Hykmete Bajrami e ka përshkruar si mik të përkushtuar, familjar të respektuar dhe profesionist të çmuar, duke i shprehur ngushëllimet familjes dhe miqve.
“Herët na paska lënë Naim Krasniqi Naimin e kam pasur kryetar nëndege para disa viteve, e kujtoj si sot angazhimin dhe kontributin e tij për LDK-në. Ai përveçse aktivist i palodhshëm ishte familjar i përkushtuar, mik i vërtetë dhe profesionist i respektuar”.
“Naimi përpos kontributit në LDK do të kujtohet edhe për kontributin e tij të çmuar në zhvillimin e bujqësisë në vendin tonë, puna e tij ka lënë gjurmë. Ngushëllimet e mia të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Naimin”, shkroi Bajrami.
“Thaçi të lirohet para aktgjykimit me shkrim”
S`ka president pa marrëveshje politike
Nesër mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshjet ndëkombëta...
E konfirmon Liverpool-i, largohet Robertson
Netanyahu: Izraeli gati për negociata të drejtpërdrejta me L...
Haxhiu: Kurti dhe përfaqësuesit e partive opozitare diskutua...