K. F. 39 vjeçare ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, pasi makina në të cilën po udhëtonte ka goditur një shtyllë elektrike.
Aksidenti sipas policisë ka ndodhur në orën 2:00 në magjistralen Ferizaj-Prishtinë te rrethi që lidh këtë magjistrale me një lagje të Ferizajt.
“Ngjarja ka ndodhur kur ngasësi me inicialet G. F., duke mos ia përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës, me pjesën e përparme të automjejtit goditi rrethin dhe shtyllën elektrike, me ç’rast lëndime të rënda morën ngasësi i veturës si dhe pasagjerja me inicialet K. F. (39),” thuhet në njoftimin e policisë së Ferizajt.
Sipas këtij njoftimi të policisë, të lënduarve fillimisht u është dhënë ndihma mjekësore në Emergjencën e Ferizajt, e pastaj pasagjerja është dërguar në QKUK në Prishtinë ku pas një kohe ka vdekur./Kallxo/
Kurti në diplomimin e 270 asistentëve për fëmijë me nevoja t...
Pas sulmeve të fundit, Kina i bën thirrje SHBA-së dhe Iranit...
Hamza fton qytetarët në hapjen e fushatës së PDK-së: Jemi të...
Haradinaj: Lufta jonë çlirimtare që na solli Aleancën me NAT...
Policia parandalon kontrabandën e 27 deleve dhe 4 qengjave n...
Muriqi pas rënies së Mallorcas: Sot jemi të trishtuar, të lë...