Në moshën 87-vjeçare ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, ish-senatori shumëvjeçar amerikan nga shteti i Indianës, Richard Lugar.
Ish-senatori shumëvjeçar amerikan nga shteti i Indianës, Richard Lugar, i cili u kishte ndihmuar kosovarëve për t’u çliruar, ka ndërruar jetë të dielën.
Ai ka vdekur në një qendër mjekësore në Virxhinia, në moshën 87-vjeçare.
Lugar ishte një prej zërave më të fuqishëm rreth politikës së jashtme amerikane.
Bashkë me John McCainin, Lugar ishte në pakicën republikane që përkrahu presidentin amerikan, Bill Clinton, në fushatën e NATO-s, të udhëhequr prej tij, për intervenim kundër Serbisë, për të shpëtuar popullin e Kosovës në pranverë të vitit 1999.
Përveç Kosovës, ai kishte mbështetur edhe përpjekjet për t’i dhënë fund aparteidit në Afrikën e Jugut, përpjekjet për të rrëzuar diktatorin filipinas, Ferdinand Marcos, dhe përpjekjet për të siguruar armët e shkatërrimit në masë të ish-Bashkimit Sovjetik.
Lugar ka vdekur pas komplikimeve nga polineuropatia demielinizuese inflamatore kronike, një çrregullim neurologjik, ka bërë të ditur Qendra Lugar, një organizatë jofitimprurëse nga Uashingtoni, e përqendruar në çarmatimin bërthamor, sigurinë e ushqimit dhe çështje të tjera rreth të cilave kishte punuar senatori në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...