Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e një personi që ka humbur jetën në Fushë Kosovës.
Sipas policisë, viktima ka rënë nga një lartësi prej 3 metrash të një objekti në ndërtim, në pjesën për vendosjen e liftit, shkruan Arbresh.info.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.
“Rr. Agron Rrahmani, Fushë Kosovë 22.10.2025 – NN. Raportohet se viktima mashkull kosovar, ka rënë nga një lartësi prej 3 metrash të një objekti në ndërtim, në pjesën për vendosjen e liftit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Vdes një person në Bresje, ra nga hapësira e ndërtimit të një ashensori
Arrestohet në Vlorë një 23-vjeçar nga Pejë, kapet duke tentu...
Përveçse e turpëroi pas 15 minutave lojë, Tudor as nuk e për...
Djegia e autobusit në Zvicër, ende nuk dihet nëse ka shqipta...
Lufta në Lindjen e Mesme, sulmohet anija e mallrave në Ngush...
Kapet në Ferizaj dileri nga Shqipëria, i sekuestrohet droga
Pacolli takon në Londër të dërguarën speciale britanike për ...