Rutte: Ka aktorë që përpiqen të destabilizojnë Ballkanin Perëndimor

13:13 | 13 Maj 2026
E.K

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, gjatë vizitës së tij në Mal të Zi, paralajmëroi se ka aktorë që përpiqen të destabilizojnë Ballkanin Perëndimor dhe ta tërheqin rajonin prapa, por theksoi se Aleanca është e përkushtuar të sigurojë që problemet e së kaluarës të mbeten në histori.

Ai deklaroi se “Ne do të identifikojmë dhe kundërshtojmë çdo aktivitet dashakeq në territorin e NATO-s”, duke nënvizuar se rajoni mbetet i rëndësishëm për sigurinë euroatlantike.

Rutte përmendi se Rusia vazhdon luftën e saj kundër Ukrainës, Kina po bëhet gjithnjë e më e vendosur në qasjen e saj, ndërsa fqinjësia jugore mbetet e paqëndrueshme.

Ai përshëndeti faktin që Mali i Zi tashmë investon mbi 2% të PBB-së në mbrojtje dhe e cilësoi vendin si një aleat të vlefshëm të NATO-s, duke kujtuar se prej nëntë vitesh është pjesë e Aleancës.