Edhe një viktimë u shënua në Kosovë nga infeksioni me Covid-19. Bëhet fjalë për një 73-vjeçar nga Kamenica. Viktima ka ndërruar jetë mbrëmë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, përmes një postimi në Facebook.
“Mbrëmë ka ndërruar jetë edhe një qytetar i yni 73 vjeçar, si pasojë e infektimit me COVID-19. Numri i të vdekurve nga ky virus në komunën tonë është 10, ndërkaq lutjet e mia vazhdojnë të jenë të njëjta për të gjithë. Bartni maskat, mbani distancën e kujdesuni për higjienën. Ngushëllime të sinqerta familjes!”, ka shkruar Kastrati.
E gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 455 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private, prej të cilëve rezultojnë 169 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...