Një person ka humbur jetën pasi është rrokullisur me traktor në Leposaviq, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes, shkruan Arbresh.info.
Trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve.
“Leposaviq / 10.09.2025 – 09:19. Viktima mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar mjetin e punes (traktor), dyshohet se është rrokullisur dhe ka mbetur pa shenja jete. Njësitet policore bashkë me ekipin mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga ekipi mjeksor është konstatuar vdekja e viktimës. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori dhe në konsultim me të, trupi i pajetë u dorëzohet familjarëve. Rasti ne procedure hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Detaje nga vrasja në Lezhë, gjenden veshjet e përdorura nga ...
Belgjikë, rreth 17 mijë fëmijë kanë prindër të burgosur
Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike