Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendsoje, Erzen Vraniqi ka njoftuar se ka ndërruar jetë aktivisti i LVV-së, Arlind Shala.
Vraniqi në një postim në Facebook ka publikuar një foto të të ndjerit me kryeministrin Albin Kurti gjatë protestave.
“I prekur thellë me lajmin për vdekjen e aktivistit Arlind Shala… Djalë i hareshëm, i rritur në pjesën e vjetër të qytetit, edhe pse i ri në moshë, i sakrifikonte daljet e të shtunave mbrëma deri në orët e vona për të punuar në radhitjen e gazetës VETËVENDOSJE!, atëherë kur kjo gazetë ishte një ndër “armët” kryesore të Lëvizjes. Kur i kërkoja falje që ja humba natën, më thoshte faleminderit që po ma jepni mundësinë. I lehtë të qoftë dheu Arlind! Ngushëllime familjes, miqve e aktivistëve!”, ka shkruar Vraniqi./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...