Ka ndërruar jetë e lënduara e aksidentit që ndodhi sot rreth orës 13:00 në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, përkatësisht në fshatin Llazarevë.
Policia me anë të një kumtese për media ka njoftuar për vdekjen e viktimës.
“Si pasojë e këtij aksidenti viktima; Z. D, femër 40 vjeçare, shtetase Kosovare, ka ndërruar jetë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Ndërkohë që të tre personat e lënduar janë dërguar në QKUK, ku ende po vazhdojnë të marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.”
Më tej në njoftim thuhet se trupi i pa jetë i viktimës me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar për obduksion, ndërkohë që hetuesit trafikut rajonal po punojnë me intensitet të shtuar për sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë sjellë deri te ky aksident tragjik.
Kjo është viktima e dytë si pasojë e aksidenteve të trafikut gjatë ditës së sotme dhe gjithashtu dhjetëra të tjera kanë mbetur të lënduar.
Baldini nis revolucionin te Italia, ndalon rrjetet sociale g...
Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore
Franca gjobit me 25 milionë dollarë kompaninë Shein
Shpërthim me lëndë plasëse në Përmet, lëndohen rëndë dy pers...
Juventusi heq dorë nga sulmuesi serb
Lladrovci: Limaj i duhet PDK-së, PDK i duhet Limajt