Sot Komuna e Rahovecit është në ditë zie pas humbjes së jetës së tre personave në një aksident të rëndë trafiku të premten e kaluar në Bernjak.
Shpallja ditë zie në Rahovec bëhet në shenjë ngushëllimi me familjarët e viktimave.
Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka bërë të ditur se me këtë rast të gjithë flamujt që janë të vendosur në institucionet komunale, do të ulen në gjysmështizë.
Në aksidentin tragjik që ndodhi në fshatin Bernjak humbën jetën tre persona dhe tre të tjerë u lënduan rëndë.
Ndryshe, mbi 40 persona kanë gjetur vdekjen në rrugët e Kosovës për vetëm gjashtë muaj të vitit 2019.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP) ka shprehur shqetësimin lidhur me numrin e lartë të aksidenteve në Kosovë, duke thënë se shkaku më i shpeshtë i tyre është faktori njeri.
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...