Arbana Osmani ka reaguar pas lajmit të trishtë për ndarjen nga jeta të këngëtarit të njohur Shpat Kasapi.
“Shume i dhimbshëm lajmi për largimin e parakohshëm nga jeta të Shpat Kasapit, me të cilin kam patur fatin të punoj më shumë se 20 vite më parë në Top Fest dhe ta ftoj në skenë me dhjetëra here.
Faleminderit për muzikën, energjinë dhe buzëqeshjet e pakursyera që na ke dhuruar Shpat”, shkruan Osmani.
Shpat Kasapi ishte një nga emrat më të njohur të muzikës moderne shqiptare, i dashur për publikun dhe i pranishëm në skenë për më shumë se dy dekada.

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për grabitje në Gjakovë...
49 aksidente trafiku e mbi 2200 gjoba të shqiptuara brenda 2...
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, m...
Vrasja e policit, Begaj: Populli është në krah të policisë k...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit ...
Rama reagon për vrasjen e policit në Maliq: Nderim i përjets...