Pjesëmarrja e grave në institucionet e Kosovës vazhdon të jetë një sfidë. Gratë nuk janë të përfaqësuara si duhet në radhët e personalitetit zgjedhorë si dhe zëri i tyre nuk gëzon respektin që meritojnë.
Kështu u tha sot në prezantimin e raportit “Përfshirja e Grave në Trupat Menaxhuese Zgjedhore në Kosovë” të publikuar nga IFES dhe “Manualit për Barazi Gjinore në Procese Zgjedhore” të publikuar nga D4D.
Rondall Olson nga Misioni USAID për Kosovën tha se momentalisht kemi më se paku gra që marrin pjesë në zgjedhjet në vend dhe ky është një fakt pikëllues.
“Gratë gjithnjë e më shumë janë duke u njohur si lidere. Përfshirja e grave në staf zgjedhor do të duhet të shtonte mundësi shtesë.
E Valdete Daka nga KQZ tha se kohëve të fundit ka pasur rritje të pjesëmarrjes së gruas në vendimmarrje.
“Analiza e IFESt tregon se ne duhet të punojmë bashkë për të larguar këtë dukuri”
Nga ana tjetër Alen Wall nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore tha se Kosova nuk qëndron mirë në këtë pike por ka përmirësime.
“Në Kosovë është përqindja më e ulët e grave në institucione pra 30 përqind duke krahasuar me vende tjera që është mbi 35%”./Arbresh.info
Çfarë parasheh anëtarësimi në Bordin e Paqes?
Trump sërish e përmend ndalimin e konfliktit ndërmjet Kosovë...
Themelohet Bordi i Paqes, presidentja Osmani nënshkruan dekl...
Përfundon rinumërimi në 9 komuna, këto janë rezultatet
Prokuroria Themelore në Ferizaj autorizon nisjen e hetimeve ...
Kryeministrja daneze: Mund të negociojmë gjithçka për Grenla...