Sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Ky proces gjyqësor do të nisë në orën 9:30.
Deri tani në këtë proces gjyqësor të Shalës janë dëgjuar shtatë dëshmitarë, ndërkaq kujtojmë se Zyra e Prokurorit të Specializuar është kundërpërgjigjur në parashtresën e mbrojtjes së Pjetër Shalës, të cilët kanë kërkuar që të zëvendësohet masa e paraburgimit me masë të arrestit shtëpiak.
Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletë arrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Kamberi: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Ko...
Kërcënimet e Vuçiqit, ministri Nufi: Ndihemi të sigurt, Shqi...
Aksident me fatalitet në Prizren, vdes një 29 vjeçar
Lirohet Gjesti
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private