Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) bën të ditur se është duke vazhduar periudha e ndërrimit të Qendrës së Votimit brenda komunës.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale. Kjo periudhë, e cila ka filluar më 28 qershor, do të përfundojë më 29 gusht 2025”, thuhet në njoftimin e KQZ-së, raporton Arbresh.info.
Gjatë kësaj periudhe, qytetarët me të drejtë vote do të mund ta mësojnë qendrën e tyre të votimit dhe nëse dëshirojnë edhe ta ndërrojnë atë, duke e caktuar sa më afër vendbanimit në komunën e tyre: Përmes platformës elektronike të KQZ-së: https://qv.kqz-ks.org ose duke paraqitur kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është i regjistruar votuesi./Arbresh.info/
Rrustemi: Seanca mund të nisë edhe me një kandidat
Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit