Në Qendrat Komunale të Numërimit, edhe sot po vazhdon procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve.
KQZ njofton se ky proces po bëhet duke ofruar transparencë të plotë dhe nën monitorimin e vëzhguesve.
Në platformën e rezultateve https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/mcc po bëhet transmetimi i rezultateve nga QKN.
Ndryshe është përmbyllur verifikimi i rezultateve të subjekteve politike dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në 4 komunat: Hani i Elezit, Shtërpcë, Junik dhe Mamushë./rtk
Bedri Hamza mbështet studentët shqiptarë në Shkup: Jemi me j...
“Bukë, djathë & domate” – Drake rikthehet sërish ...
Trump kërcënon sërish: Irani do të kalojë kohë shumë të keqe...
Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, nisin hetimet
Haxhiu nis ditën me ecje në Gërmi me aktiviste dhe kandidate...
Amir Rrahmani shënon gol të bukur me kokë për Napolin