Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Seanca gjyqësore pritet të fillojë në ora 09:00.
Ndryshe se seancat në gjykimin e Hashim Thaçit dhe të bashkakuzuarve rinisën, më 18 mars, me dëshminë e dëshmitarit të dyzetenëntë të thirrur nga Prokuroria. Ky ishte dëshmitar i mbrojtur, dëshmia e të cilit, sipas përmbledhjes që u lexua në sallën e gjyqit, lidhej me një viktimë që ishte vrarë pasi ishte marrë dhe mbajtur i ndaluar nga anëtarët e UÇK-së në zonën e Llapit.
Dëshmitari i 50-të, Klod Kan po ashtu dëshmoi jan e kaluar. Dëshmia e tij lidhej me shkeljet e të të drejtave të romëve në Kosovë, gjatë punësimit të tij në Qendrën Evropiane për të Drejtat e Romëve në korrik 1999. Dëshmitarit i bëri pyetje Prokuroria si dhe të katër ekipet e Mbrojtjes.
Dëshmoi dëshmitari i 51-të i thirrur nga Prokuroria. Ky ishte dëshmitar i mbrojtur, vëllai i të cilit, sipas Prokurorisë, u arrestua nga anëtarët e UÇK-së gjatë periudhës përkatëse dhe trupi i të cilit nuk ësht gjetur kurrë.
Dëshmitari i 52-të e filloi dëshminë përmes videolidhjes të martën dhe vijoi të mërkurën me pyetjet nga ekipet e mbrojtjes. Sipas Prokurorisë, ky dëshmitar i mbrojtur është shqiptar i Kosovës që u arrestua dhebmbajt i ndaluar nga anëtarët e UÇK-së në ose rreth gushtit 1998./rtk
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...