Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot, vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve.
Ndryshe dje pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit Nebojsha Radosheviq, ZPS-ja ka thirrur pasdite dëshmitarin e 29-të në çështjen Thaçi dhe të tjerët.
Ky është dëshmitari i mbrojtur W04577, dëshmia e të cilit kaloi në seancë private dhe më pas përfundoi për ditën e martë. Gjykimi do të rinis sot.
Dëshmitari i 28-të i ZPS-së, Nebojsha Radosheviq, ka përfunduar dje dëshminë në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Ai është marrë në pyetje nga Mbrojtja e Hashim Thaçit./rtk
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...