Në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet sot, me fillim në ora 09:30, një seancë e re gjyqësore ndaj tre të akuzuarve Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava, të cilët ngarkohen për vrasjen e Liridona Ademajt, e cila ndodhi më 29 nëntor 2023.
Në seancën e kaluar u dëgjua dëshmia e Murselit, që iu përgjigj pyetjeve të avokatit të tij.
Përballë trupit gjykues, Murseli përshkroi natën kritike të 29 nëntorit të 2023-tës, duke mohuar se ka planifikuar vrasjen.
Deklarata e tij zgjati gati një orë, teksa prokurorja e rastit deklaroi se do t’i nevojiteshin më shumë se dy orë për ta marrë në pyetje Murselin.
Në seancën e kaluar trupi gjykues po ashtu liroi fizikisht nga seanca dy të pandehurit e tjerë, Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën. Mbetet të shihet nëse njëjtë do të veprohet edhe sot.
Përfundon edicioni i Superligës, hiqen të gjitha dilemat – M...
Hamza para qindra mësimdhënësve: Mësuesit meritojnë paga më ...
Kosova mposhtet në miqësoren ndaj Çekisë
Kosova ngushton epërsinë ndaj Çekisë
Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzohen në Londër, i pret një...
Khvicha Kvaratskhelia shpallet lojtari i sezonit në Ligën e ...