Vazhdon aksioni për largimin e reklamave të kundërligjshme në Mitrovicë

18:48 | 2 Prill 2026
E.H

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se po vazhdon me intensitet aksionin për largimin e reklamave të vendosura kundërligjshëm në hapësirat publike të qytetit.

Sipas njoftimit, ekipet e Drejtoria e Inspekcionit janë në terren duke larguar reklamat që nuk përmbushin kriteret ligjore, me synim përmirësimin e rendit urban dhe rritjen e sigurisë për qytetarët.

Autoritetet komunale kanë bërë të ditur se këto aksione nuk do të ndalen, por do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Shpërndaje në rrjete sociale