Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë ka bërë të ditur se do të merr sot pjesë në protestën e organizuara nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në mbrojtje të luftës çlirimtare.
Në një postim në Facebook, Krasniqi shkruan se në protestë do të jetë për të mbrojtur dinjitetin kolektiv, shkruan Arbresh.info.
Unë nuk dal për të mbrojtur individë, por për të mbrojtur dinjitetin tonë kolektiv, të drejtën tonë për drejtësi të barabartë. Dal si qytetar i këtij shteti, që s’mund të rrijë duarkryq teksa historia jonë përpiqet të njolloset me standarde të dyfishta.
Nuk mund të ketë paqe pa drejtësi, e nuk mund të ketë drejtësi pa të vërtetën e luftës sonë çlirimtare. UÇK-ja nuk ishte krim – ishte mburoja e këtij populli.
Prandaj më 7 gusht jam aty. Për historinë, për dinjitetin, për Kosovën!”, shkruan ajo. /Arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit