Bashkim Spahiu, burri që humbi jetën të shtunën nga të shtënat me armë në Llapashticë të Podujevës, varroset sot.
Sipas njoftimit të familjarëve, i ndjeri do të varroset në ora 18:00 në varrezat e fshatit Gllamnik.
Vdekjen e viktimës e patën konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, ku kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë.
E njëjta ka shtuar se hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetim për ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast.

Trump drejtuar Marinës Amerikane: Qëlloni çdo anije që vendo...
E premtja ditë zie në Kosovë
Haxhiu për ndarjen nga jeta të Qosjes: Ishte hero i mendjes ...
BE miraton kredinë 90 mld euro për Ukrainën pas heqjes së ve...
IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë
“Për ne, ai ka qenë gjithmonë hero”: Jeta e Afrim Bunjakut n...