Kryetari i Lëvizjesh për Bashkim, Valon Murati ka vlerësuar se raporti i Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë duhet të shkojë nga partneriteti strategjik në integrim dhe nga integrimi në bashkim.
Postimi i Muratit në Facebook:
Raporti i Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë duhet të shkojë nga partneriteti strategjik në integrim dhe nga integrimi në bashkim. Mbledhjet e dy qeverive në këtë drejtim janë të rëndësishme, por jo të mjaftueshme. Së paku, tani e tutje më nuk janë të mjaftueshme. Tani duhet të kalohet në krijimin e mekanizmave të përbashkët në mes të dy shteteve (diçka si një Komision, Këshill apo Agjenci Kombëtare me seli në Prizren ose Shkodër) me obligimin jo vetëm mbikëqyrjen e realizimit të marrëveshjeve, por edhe hartimin e të rejave, propozimet për politika e legjislacion të përbashkët. Ky mekanizëm do të duhej të kishte një buxhet përmes së cilës do të realizoheshin projekte të përbashkëta në infrastrukturë, ekonomi, diasporë, turizëm, ambient, siguri, sundim të ligjit, arsim, kulturë, sport etj. Gjithashtu do të duhej të kishte mandat që me projekte të aplikonin edhe shqiptarët nga Kosova Lindore, Mal të Zi e Maqedonia. Emërimi i sotëm i Koordinatorit për mbikëqyrjen e marrëveshjeve të dy qeverive, të shpresojmë se është hapi i parë në këtë drejtim. Krijimi i fillesave të administratës së përbashkët kombëtare është hap i rëndësishëm për tejkalimin e barrierave të interesave klanore që kanë mund të zënë vend në administratat e dy shteteve.
Kurti për 2 milionë eurot për linjat ajrore: Nuk bëhet fjalë...
Shefi i Këshillit të Evropës bën thirrje për më shumë mbësht...
Foda: Objektivi më i madh mbetet kualifikimi në Euro 2028
Aksidentohen dy policë gjatë operacionit antidrogë në Korçë
Konjufca pas takimit me kongresistët amerikan: SHBA-ja, part...
Foda për prurjet e reja: Nëse vazhdojnë me paraqitje të mira...