Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka ka folur rreth certifikimit të Albin Kurtit dhe kandidatëve të tjerë të cilët kanë probleme me ligjin.
Daka në Pressing të T7 tha se ajo personalisht nuk mund të vendos për certifikimin e Kurtit, sepse kjo vendoset në mbledhje të KQZ-së ku Daka e ka vetëm një votë.
“Unë as nuk e kam dërgu shkresën, as nuk e kam nënshkru shkresën as nuk muj me vendos unë, edhe me dashtë me e kthy Albin Kurtin, edhe me dashtë me e heqë Albin Kurtin ose këdo tjetër nuk mundem sepse unë e kam vetëm një votë dhe për çdo gjë vendos KQZ-ja. Nesë KQZ-ja nesër në orën 2 kur do të jetë mbledhja e KQZ-së për certifikim të subjekteve politike dhe të kandidatëve vendos që këta 47 kandidatë të kthehen në lista, do të kthehen në lista”, tha Daka.
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...