Një vajzë 7-vjeçare është goditur nga një veturë të premten në fshatin Surkish të Podujevës.
Si pasojë e aksidentit, vajza ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Shoferi i veturës është ndaluar përkohësisht në stacionin policor.
“Ka ndodhë një aksident trafiku, ku i dyshuari mashkull kosovar, me veturën e tij ka goditur një këmbësore femër shtatë vjeçe. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe gjendet në QKUK për tretman mjekësor. I dyshuari është ndaluar përkohësisht në stacion policor”, thuhet në raportin e PK-së.
Aktakuzë ndaj të pandehurit për shitblerje të narkotikëve
Dienit Isufi, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Shpallja e aktgjykimit për rastin ”Banjska” këtë javë
BE dhe OKB: Duhen 71.4 miliardë dollarë për rindërtimin e Ga...
Rama për “Kathimerinin”: Çështja e pronave nuk lidhet vetëm ...
Ballkani Perëndimor rrezikon të humbasë mbi 700 milionë euro...