Një person është arrestuar në Mitrovicë të Jugut pasi kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj babait të tij, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa ka deklaruar se djali i tij është përdorues i substancave narkotike, shkruan Arbresh.info.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Mitrovicë Jug /17.04.2025 – 10:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj babait të tij mashkull kosovar, i cili nuk ka pranuar tretman mjekësor. Sipas viktimës djali i tij është përdorues i substancave narkotike. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026