Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj gjatë ditës së sotme është takuar me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Mehaj përmes një postimi në facebook, ka bërë të ditur se ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të lirohen nga pagesa e shërbimeve të transportit hekurudhor gjatë orarit të shërbimit.
Postimi i plotë:
Krahas çështjeve në fusha tjera, me Ministrin Aliu sot nënshkruam Memorandumin e Bashkëpunimit, ku ndër tjera, ushtarakët e FSK-së lirohen nga pagesa e shërbimeve të transporti publik hekurudhor gjatë udhëtimit me uniformë.
Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, zotohemi për realizimin e suksesshëm të memorandumit dhe të gjitha fushave tjera të interesit të përbashkët.
Vazhdojmë me punë të mira dhe sukseset e radhës./arbresh.info/
Netanyahu: Lufta jonë me Iranin dhe Hezbollahun nuk ka mbaru...
Voziti me 137 km/h në zonë 60 km/h, gjobitet me 300 euro sho...
“Njeriu i ndeshjeve të mëdha” – Origi i je...
I dënuar me tri vjet burgim, kapet në Gjakovë i kërkuari për...
Kampioni i Botës me Argjentinën në “radarin” e J...
U përzgjedh nga FIFA për të ndarë drejtësi në Kupën e Botës,...