Ushtarët amerikanë të KFOR-it vazhdimisht angazhohen për të mirëmbajtur pajisjet ushtarake, për të qenë në gatishmëri, varësisht situatave.
Në kampin “Bondsteel”, gjatë së mërkurës, është bërë mirëmbajtja e helikopterëve “UH 60 Black Hawk”.
Sipas misionit të KFOR-it në Kosovë, mirëmbajtje dhe inspektime të tilla ndodhin rregullisht.
“Këto aktivitete kontribuojnë në ruajtjen e aftësisë së KFOR-it për t’iu përgjigjur situatave emergjente në regjion, duke riafirmuar angazhimin e tij për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.”, thuhet në një postim të KFOR-it në rrjete sociale.
I nominuari për ambasador në Shqipëri: Luftimi i krimit forc...
Mbi 20 anije kaluan Ngushticën e Hormuzit gjatë 24 orëve të ...
Hamza prezanton sloganin e fushatës së PDK-së: Stop Krizës. ...
Kushtetuesja konstaton se nuk i janë shkelur të drejtat të d...
Policia gjen armë zjarri, thikë, predhë e fishekë te dy nxën...
Maqedonci takon zyrtarin për Partneritete në NATO, flasin pë...