Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka takuar Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm për Partneritete në NATO, Kevin Hamilton.
Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci tha ta ketë ritheksuar përkushtimin e Kosovës për integrimin euro-atlantik dhe forcimin e partneritetit strategjik me NATO-n dhe shtetet aleate, shkruan Arbresh.info.
“Diskutuam mbi zhvillimin e mëtejmë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, modernizimin e kapaciteteve sipas standardeve të NATO-s, rritjen e investimeve në mbrojtje dhe rëndësinë e vazhdimit të pranisë së NATO-s dhe KFOR-it për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, tha Maqedonci.
Ministri në detyrë i Mbrojtjes bëri me dije se Kosova mbetet e përkushtuar të kontribuojë gjithnjë e më shumë në sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare, “duke avancuar nga një konsumuese e sigurisë në një kontribuese aktive për paqen dhe stabilitetin”./Arbresh.info
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...