Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar sot sloganin zyrtar të fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit: “Stop Krizës. Ndrysho Kosovën!”.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqen 16 profile të profesioneve dhe moshave të ndryshme duke thënë fjalën “STOP”, Hamza tha se ky slogan nuk është vetëm një mesazh politik, por një mision për t’i dhënë fund krizave që, sipas tij, po rëndojnë jetën e qytetarëve.
“STOP krizave politike. STOP çmimeve të larta. STOP pasigurisë, përçarjes dhe mungesës së shpresës”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Hamza.
Ai theksoi se Kosova ka nevojë për ndryshim, stabilitet dhe një qeveri që merret me jetën e përditshme të qytetarëve dhe mirëqenien e familjeve kosovare.
Sipas Hamzës, mesazhi për ndryshim po vjen çdo ditë nga qytetarët anekënd Kosovës, veçanërisht nga familjet, të rinjtë, punëtorët dhe pensionistët që po përballen me vështirësi ekonomike dhe sociale.
“Kur kjo kërkesë vjen nga qytetarët, atëherë ndryshimi nuk është vetëm nevojë – është domosdoshmëri”, theksoi ai.
Në fund të videos, Hamza përcjell mesazhin: “T’i japim fund krizave. Ta ndryshojmë bashkë Kosovën!”./Arbresh.info
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...