Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka vazhduar takimet me vullnetarët e regjistruar në platformën www.kohaperprishtinen.com. Sonte ai është ndalur në Kodrën e Trimave, Kolovicë dhe te Nazim Gafurri, ku bashkëbisedoi me banorët për problemet e përditshme me të cilat po përballen këto zona.
Mungesa e autobusëve, trotuarëve dhe ndriçimit publik, kaosi i trafikut dhe numri i lartë i qenve endacakë u cilësuan nga qytetarët si disa prej dështimeve më të mëdha të qeverisjes aktuale, e cila sipas tyre ka lënë pas dore lagjet e kryeqytetit. Ismaili tha se këto nuk janë thjesht raste të izoluara, por dëshmi se Prishtina po përjeton një krizë funksionaliteti që nuk mund të vazhdojë më.
Përveç ankesave, vullnetarët shprehën mbështetjen e tyre për të kontribuar në platformën e Ismailit. Ky i fundit theksoi angazhimin qytetar si mjetin kryesor për të rikthyer funksionalitetin dhe dinjitetin e lagjeve të Prishtinës, duke paralajmëruar se koha e kaosit në kryeqytet duhet të marrë fund.
“Sonte, i vazhduam takimet me vullnetarë në Kodrën e Trimave, Kolovicë dhe te Nazim Gafurri. Energjia dhe besimi i tyre janë forca jonë më e madhe. Do të vazhdojmë deri sa secila lagje e Prishtinës ta ketë dinjitetin që e meriton! Mos rri anash, bashkohu! www.kohaperprishtinen.com💙 #KohaPerPrishtinen ➡️”
PDK: Shumica parlamentare po e shtyn vendin drejt një krize ...
Sekuestrohen mbi 5 kg marihuanë në Fushë Kosovë, arrestohet ...
Vala e re e sulmeve izraelite në Iran, Trump: Më e keqja nuk...
Mësohet data kur do të hedhet shorti i gjysmëfinaleve të Kup...
Panik në Bosnjë e Hercegovinë – zbrazen raftet e ushqimeve, ...
Nesër nis evakuimi i shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Me...