Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka nisur një seri të re videosh, ku do t’u përgjigjet komenteve dhe pyetjeve të qytetarëve në rrjetet sociale.
“Nga sot, kam nisur një formë të re bashkëbisedimi, duke u përgjigjur në disa prej komenteve dhe pyetjeve tuaja në rrjetet sociale! Vazhdoni të na shkruani, dhe herën tjetër do të përgjigjem në pyetje dhe tema të tjera! “, ka shkruar Ismaili.
Një ndër komentet që ai zgjodhi të adresojë ishte i një qytetari që i shkroi: “Veç je në parti të gabuar, nuk të dhez në Prishtinë kjo parti. Përndryshe 80% të votave i kishe marrë, edhe i pavarur me qenë prapë kishe fitu.”
Ismaili u përgjigj me humor duke thenë se: “80% janë pak si shumë, krejt çka na duhet janë vetëm 50%.”/Arbresh.info/
Çfarë dihet rreth operacionit për shpëtimin e pilotit amerik...
Zjarr në një apartament në Tiranë
Si ushqehen astronautët në hapësirë? NASA ndan pamje
Trump: Falënderimi i takon Allahut, e marta “ditë ferri” për...
Ambasada e SHBA-së: Pashkë të gëzueshme dhe të bekuara për t...
Pashkë në hije lufte/ Papa Leoni XIV: Të mos paralizohemi ng...