Komandanti i KFOR-it gjeneralmajor Ozkan Ulutas, është takuar sot me Ndihmës Shefin e Shtabit për Operacione të Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Brian T. Mutty, në Shtabin e KFOR-it, në kampin “Film City” në Prishtinë.
Sipas njoftimit, në këtë takim ata kanë diskutuar rreth situatës së fundit të sigurisë, përfshirë edhe aktivitetet e KFOR-it në kuadër të mandatit që ka nga OKB dhe për përkrahjen që KFOR jep për dialogun e lehtësuar nga BE.
“Ata shkëmbyen mendime mbi tendencat e fundit të sigurisë, duke përfshirë aktivitetet e KFOR-it nën mandatin e tij të OKB-së dhe mbështetjen e tij për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të qetë dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...