Moti për javën e dytë të marsit do të jetë kryesisht me reshje shiu.
Sipas Prishtina Wather, nesër (e hënë) do të ketë reshje të shumta shiu kryesisht vonë pasdite, përcjell Arbresh.info.
Ndërsa, pas qetësimit të erërave jugore që do të frynë mjaft fuqishëm nga mesdita, me hove edhe deri në 20m/s (70km/h).
Edhe gjatë ditëve të tjera të javës do të ketë reshje shiu ndërsa temperaturat nga 12 gradë celsius e 14 gradë celsius do të zbresin në 10 gradë celsius
Temperatura minimale do të luhatet ndërmjet 2 gradë celsius e 7 gradë celsius
Të reshurat dhe erërat do të mbajnë ndotësit ajror më të shpërndarë ditëve të ardhshme. Indeksi mbetet më gjatë në vlera të pranueshme.
Vetëm orëve të mbrëmjes vende-vende mund të ketë rritje të koncentrimeve të ndotësve, që çojnë indeksin edhe në vlera të dobëta të ndotjes.
Moti për pesë ditët e ardhme:
11.03 – Kryesisht me vranësira dhe erë të fuqishme jugore. Nga mesdita priten të reshura shiu, që vijnë duke u intensifikuar gjatë mbrëmjes.
12.03 – Vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Pasdite priten rrebeshe shiu dhe bubullima.
13.03 – Vranësira e diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.
14.03 – Intervale me diell dhe vranësira, me mundësi për riga lokale shiu pasdite.
15.03 – Vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell.
Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes pas rënies në fillim të javës./Arbresh.info
Mbi 85% e votuesve me postë marrin fletëvotimet
Lagjja e Spitalit në kryeqytet pa rrymë për mbi 7 orë, KEDS-...
Vuçiq nis nesër vizitën 4-ditore në Kinë, e cilëson më të rë...
Kurti premton investime për rininë dhe turizmin në Pejë
Aksident fatal në Greqi, humb jetën një 55-vjeçar shqiptar
Ministria e Kulturës akuzon Komunën e Prishtinës për punime ...