Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka mirëpritur propozimin e ambasadorit Richard Grenell, që liqeni i Ujmanit të quhet “Liqeni Trump”. Hoti theksoi në mesazhin e tij në Facebook se kontributi i presidentit Donald Trump, për arritjen e marrëveshjes ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, është i padiskutueshëm, shkruan Arbresh.info.
“E kam mirëpritur propozimin e ambasadorit Grenell që Liqeni i Ujmanit të quhet Liqeni i Presidentit Trump, në shenjë nderimi për rolin e tij të jashtëzakonshëm për arritjen e marrëveshjes historike për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, si hap i madh drejt marrëveshjes përfundimtare politike, e cila duhet të rezultojë me njohje reciproke”, ka shkruar ai.
Në profilin e tij në Twitter, i dërguari i posaçëm i Washingtonit për dialogun Prishtinë-Beograd shkruante se të dy palët kanë rënë dakort për ndryshimin e emrit të liqenit më të rëndësishëm për ekonominë e Kosovës.
“Ajo se si të quhet liqeni që gjendet në Kosovë dhe Serbi, ka qenë një çështje delikare pavarësisht kompromisit të farkëruar nga Shtetet e Bashkuara për një studim fizibiliteti, për të krijuar vende pune dhe më shumë energji për rajonin. Kështu që të dyja palët kanë rënë dakord për një emër të ri: Liqeni Trump”, thuhej ne mesazhin e Grenell.


I dyshuari kishte armë dhe disa thika, ishte mysafir i hotel...
Breshëri plumbash në mesnatë: Sulmohet autosalloni në magjis...
Sulmi në darkën e Shtëpisë së Bardhë: I dyshuari thotë se sy...
45 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1 mijë e 900 ...
Netanyahu i tronditur nga sulmi ndaj Trumpit
Darka e Presidentit Trump me gazetarët, autori qëlloi ndaj n...