51 vjecari me inicialet F. P nga Gjakova i cili në mëngjesin e djeshëm u gjet i vdekur, pasi ishte hedhur nga kati i gjashtë i banesës, dyshohet të ketë bërë vetëvrasje.
Sipas Policisë së rajonit të Gjakovës motivet që kanë shtyrë viktimën të kryej vetëvrasje ende nuk dihen.
Zyrtarja për media nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Gjakovës, Lirije Podrimaj-Beqiraj i ka thënë portalit “Arbresh.info” se rasti po hetohet nga njësitet përkatëse të policisë bashkë me prokurorin e shtetit.
“Dyshimet e para janë që është vetëvrasje, ndërsa motivi është ende i panjohur, rasti po vazhdon të hetohet nga njësitë përkatëse në bashkëpunim me prokurorin e shtetit”, tha
Ndryshe, dje rreth orës 6:03 në lagjen “Nënë Tereza” në rrugën “Bran Stavileci”, saktësisht prapa “Viva Fresh” në Gjakovë viktima F. P ishte gjetur i vdekur, pasi ishte hedhur nga kati i gjashtë i ndërtesës./Arbresh.info
Matoshi: Ndjenjë e mirë ta vesh fanellën e Kosovës, do të ja...
Maqedonci takon Zimmermanin, temë thellimi i bashkëpunimit n...
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën, Erion Veliaj mbetet në burg
ShBA-të akuzojnë Iranin për “shkelje të shëmtuar të armëpush...
Bie breshër në disa pjesë të Kosovës, publikohen pamje
Hapet në presidencë zyra për viktimat e luftës