Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ardian Hajdaraj dhe Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, kanë zhvilluar vizitë zyrtare në Prokurorinë Themelore në Pejë ku janë pritur në takim nga Kryeprokurorja e kësaj prokurorie, Lumturije Vuçetaj.
Krerët e sistemit prokurorial kanë uruar Vuçetaj për zgjedhjen e saj në krye të Prokurorisë Themelore në Pejë, ku gjatë këtij takimi ata kanë pasur diskutime të frytshme për çështje të ndryshme profesionale, duke i ofruar asaj mbështetje dhe përkrahje të plotë në arritjen e objektivave, transmeton Arbresh.info.
“Gjithashtu, ata kanë shprehur vullnetin e tyre institucional që brenda mandatit dhe kompetencave ligjore të bashkëpunojnë dhe bashkëveprojnë ngushtë dhe në mënyrë efektive me Prokurorinë Themelore në Pejë dhe Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës në funksion të forcimit të sundimit të ligjit”, thuhet në njoftimin për media.
“Ndërkaq, Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore të Pejë, znj. Lumturije Vuçetaj, falënderoi krerët e sistemit prokurorial për vizitën, mbështetjen dhe përkrahjen e ofruar si dhe u zotua që bashkërisht do bëjnë më të mirën e mundshme për sundimin e ligjit dhe arritjen e objektiva të parapara në planin e punës në mandatin e saj katër vjeçar”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Arbresh.info
Oficerët doganorë në detyrë gjatë natës së ndërrimit të vite...
OVL UÇK: 2026-ta qoftë vit shprese dhe uniteti për mbarë kom...
Basha: Ndërrimi i viteve na jep energji dhe shpresë të re
Reduktime të mundshme në disa komuna për natën e Vitit të Ri
Rama mesazh urimi për fundvit: Rruga drejt BE-së është e pak...
“Gati për festë”, me një fotografi familjare Osmani uron qyt...