Google ADS

U ankua për nxehtësinë në aeroplan, shqiptari dëbohet nga fluturimi pak para nisjes nga Gjermania për në Tiranë

07:58 | 25 Korrik 2024
E.H

Mbrëmjen e së hënës ka ndodhur një incident në bordin e një avioni të Wizz Air në aeroportin Allgau, Memmingen të Gjermanisë pak para nisjes për në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

Sipas policisë, një shtetas shqiptar 33-vjeçar ka hyrë në debat me ekuipazhin, i cili është shkaktuar nga pritja e gjatë dhe temperaturat e larta në avion, shkruan albinfo.ch

Pasagjeri, baba i një djali katërvjeçar, i ka kërkuar me forcë ekuipazhit të hapte dyert e avionit, sepse ishte shumë nxehtë për djalin e tij.

Kjo kërkesë çoi në një debat të ashpër aq sa u desh në fund edhe prania e policisë kufitare. Si pasojë e incidentit, kompania ajrore vendosi ta nxirrte nga avioni.

Atij iu desh të zbriste nga avioni me djalin e tij.

Ka raportime të përsëritura nga aeroporti Allgäu se pasagjerët nuk lejohen të fluturojnë pasi të kenë pasur mosmarrëveshje me stafin.

Megjithatë, në shumicën e rasteve, polemikat lindin për madhësinë e bagazhit të dorës – veçanërisht kur pasagjerët shpërfillin dimensionet e lejuara nga kompania ajrore përkatëse./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme