Të paktën 82 persona kanë humbur jetën nga një shpërthim në një minierë thëngjilli në veri të Kinës, ndërsa nëntë persona rezultojnë ende të zhdukur, raportojnë mediat shtetërore kineze.
Gazetarët në vendngjarjen e shpërthimit të gazit në Minierën e Thëngjillit Liushenyu të Grupit Tongzhou në provincën Shanxi kanë mësuar se aksidenti ka shkaktuar 82 viktima, raportoi agjencia shtetërore kineze e lajmeve, Xinhua.
Shpërthimi ndodhi të premten në ora 19:29 sipas kohës lokale (11:29 GMT) në një minierë thëngjilli në Shanxi, ku në momentin e incidentit raportohet se ndodheshin në detyrë 247 punëtorë.
Operacionet e shpëtimit në vendngjarje janë ende duke vazhduar.
Pas incidentit, presidenti kinez Xi Jinping kërkoi që të mos kursehet asnjë përpjekje për trajtimin e të lënduarve dhe kërkimin e të mbijetuarve.
Ai gjithashtu kërkoi nga autoritetet që të hetojnë shkaqet e aksidentit dhe të mbajnë përgjegjës ata që janë fajtorë, raporton BBC.
Publikohen çmimet e reja të derivateve në Kosovë
Elezi: Më 6 qershor votohet në 17 ambasada dhe 13 konsullata...
Shtetasi turk nxjerr thikë brenda stacionit policor në Prish...
DASH: ShBA mbështet transformimin e FSK-së në forcë profesio...
Gjesti rrëfen dhimbjen për humbjen e vëllait: Jam i thyer në...
Sot hapet Biblioteka e Fëmijëve, përveç Ramës marrin pjesë e...