Zyrtarët e ushtrisë turke kanë bërë të ditur se kanë humbur kontaktet me dy ushtarë të saj që ndodheshin në veri të Sirisë.
Shteti Islamik ka raportuar se kanë zënë rob dy ushtarë të forcave turke në fshatin al-Dana, shkruan BBC, transmeton arbresh.info.
Megjithatë Turqia nuk ka dhënë ndonjë koment mbi pretendimin e Shtetit Islamik.
Ushtria turke është duke e udhëhqeur një ofensivë kundër militantëve të Shtetit Islamik dhe forcave kurde që ndodhen në qytetin strategjik al-Bab. Që nga nisja e ofensivës tokësore kundër ISIS-it në shtator, Turqia është bërë objektiv në rritje për militantët e ISIS-it.
Qelizat xhihadiste besohet se kanë kryer disa sulme në Turqi gjatë vitit të kaluar. Sipas BBC-së qeveria turke aktualisht ka mbështetje të gjërë për ofensivën e saj ushtarake në Siri. Besohet se ushtarët e zhdukur janë rrëmbyer në verën e vitit të kaluar nga militantët e Shtetit Islamik. /Arbresh.info
Filmi “Dua” fiton “SACD Award” në Cannes Film Fe...
Haxhiu uron KB Trepçën për titullin kampion: Mitrovica festo...
Konjufca: Shqiptarët e Malit të Zi pjesë e pandashme e kombi...
Trepça feston titullin e shtatë kampion në Prizren
Maqedonci: Situata e sigurisë në Kosovë më e qetë, FSK-ja dh...
Ishte duke kaluar rrugën, vdes 65-vjeçarja në Librazhd pasi ...