Turqia po përgatitet të marrë përsipër komandën e Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), në një periudhë kur tensionet midis Kosovës dhe Serbisë kanë shënuar rritje.
KFOR-i, cili filloi me detyrën më 12 qershor 1999 në Kosovë në përputhje me vendimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin, ka rreth 4.500 pjesëtarë ushtarakë ndërkombëtarë nga 27 vende, duke përfshirë 21 anëtarë të NATO-s dhe gjashtë vende partnere që nuk janë anëtarë të NATO-s, raporton Anadolu.
Turqia renditet e dyta midis 27 vendeve për sa i përket kontributit me personel.
Italia, e cila mori përsipër misionin e 27-të të KFOR-it nga Hungaria më 10 tetor 2022, po përgatitet të dorëzojë detyrën pas përfundimit të periudhës së komandës. Türkiye, më 10 tetor 2023, me anë të një ceremonie do të marrë përsipër komandën.
Zyrtarët e Ministrisë turke të Mbrojtjes Kombëtare, në një deklaratë lidhur me çështjen, cilësuan KFOR-in si një nga misionet më të rëndësishme në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.
Burime theksojnë se që nga themelimi kanë vazhduar kontributet e tyre ndaj KFOR-it. “Turqia është aktualisht një nga vendet kryesore që ofron mbështetje për misionin e KFOR-it me njësitë tona rezervë operative shtesë”, thanë burimet.
Më 24 shtator, nga një sulm i një grupi të armatosur rëndë ndaj njësiteve policore të Kosovës, u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku dhe katër pjesëtarë të këtij grupi.
Përgjegjësinë për organizimin e këtij grupi e ka marrë Milan Radoiçiq, ish-nënkryetari i partisë më të madhe serbe në Kosovë, Listës Serbe.
Demokratët fitojnë zgjedhjet lokale në Miami pas 28 vitesh
Ligji hyn në fuqi/ Fëmijët nën 16 vjeç në Australi mbeten pa...
Rozeta Hajdari del sot para gjyqit për rastin e rezervave sh...
Mëngjes me mjegull, gjatë ditës diell e vranësira
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...