Ushtarët bullgarë dhe shqiptarë të Komandës Rajonale Perëndim të KFOR-it zhvilluan një stërvitje për përdorimin e helikopterëve në operacionet kundër trazirave.
“Trajnimi synon të konsolidojë dhe të rrisë aftësinë për të kryer aktivitete të CRC (Crowd and Reot Control) duke përdorur helikopterë gjatë mbajtjes së pajisjeve për kontrollin e trazirave”, thuhet në njoftim.
Në veçanti, ushtarët e KFOR-it u trajnuan për të zbatuar procedurat e duhura gjatë fazave delikate të hipjes dhe uljes, duke i përshtatur ato me aftësitë e kontrollit të turmës.
KFOR-i rithekson se vazhdon të kontribuojë në krijimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë./Arbresh.info
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi sërish para gjykatës
Moti në Shqipëri me diell
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasado...
Moti sot kryesisht me diell, temperatura deri në 18 gradë ce...
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...