Katër muaj para se të bëhen 3 vjet që kur aplikuan për t’iu njohur kontributi i luftës, veteranët kanë arritur që më në fund të pajisen me dokumentin që ua legjitimon luftën, raporton KTV.
Por këtu nuk përfundon lufta e tyre, pasi veteranët e papunë nuk e dinë se kur do t’i gëzojnë pensionet e shumëpritura.
Kryetar i Komisionit për Verifikim, Agim Çeku, ka hequr përgjegjësinë nga vetja, duke i drejtuar ata te Qeveria e Kosovës dhe kryeministri. Sipas tij, u mbetet atyre të caktojnë shumën e pensionit, mënyrën e aplikimit për ta përfituar atë dhe kohën prej kur u takon ky benificion.
Më këtë Çeku ka vënë në pikëpyetje atë që e përcakton ligji dhe që është deklaruar me dhjetëra herë se veteranët pensionet do t’i marrin në mënyrë retroaktive.
Kohavisioni ka provuar të kontaktojë Qeverinë e Kosovës, për të marrë vesh se kur dhe në çfarë forme do të ndahen pensionet për veteranët, por ka qenë e pamundur të sigurohet përgjigjja.
Sidoqoftë, Shqipe Krasniqi që ushtron detyrën e drejtoreshës në Departamentin për kategoritë e luftës në Ministrin e Punës, thotë se janë të gatshëm që brenda një muaji kalendarik veteranëve t’ua dorëzojnë pensionet, por që paraprakisht u duhet një vendim i qeverisë për këtë.
Aksident i rëndë në Rrugën e Arbërit, një viktimë dhe dy të ...
Teherani: Jemi ende nën “hijen e luftës”
Hoxha: Kosova prioritet absolut i politikës së jashtme të Sh...
Zbulohet formacioni më i mirë i sezonit në Ligën e Kampionëv...
ZYRTARE: Konate largohet nga Liverpooli, pas përfundimit të ...
Ardian Gjini: Ramushi ka ditë me na ngushëllu neve kur është...